Zyra, siç e kemi njohur deri më sot ka vdekur

Nga Exit News
Zyra, siç e kemi njohur deri më sot ka vdekur

Më shumë se 68 përqind e drejtuesve të kompanive të mëdha amerikane po planifikojnë të ulin numrin e zyrave me qira, sipas një studimi të kryer nga KMPG, të publikuar të martën.

“Pandemia tregoi se nuk ka nevojë për të qënë fizikisht i pranishëm në zyrë për të punuar. Ne kemi treguar se mund të jesh shumë efektiv dhe produktiv edhe nëse punon nga shtëpia”, tha shefi i KPMG-së Paul Knopp për CNN.

Drejtuesit e kompanive me të ardhura më shumë se sa 1 miliardë dollarë në vit, të përfshirë në studim, po mendojnë të zhvendosin një pjesë të punonjësve nga shtëpia, edhe kur të gjendet vaksina dhe të mbaroi kriza shëndetësore.

Rreth tre të katërtat e drejtuesve të pyetur nga KPMG thanë se planifikojnë të shpenzojnë më shumë në digjitalizimin e kompanive dhe krijimin e një modeli të ri pune.

Çdo gjë që nga burimet njerëzore, shitjet dhe shërbimet ndaj klientit do të digjitalizohen, u shpreh drejtuesi i KPMG-së, gjatë prezantimti të studimit.

Madje, mënyrën e re të punës, drejtuesit e kompanive e shohin si një mundësi për të punësuar njerëz nga çdo vend i botës pa qënë e nevojshme prania fizike. Megjithastë, KPMG tha se pjesa më e madhe e kompanive do të përqafojnë një model hibrid, një pjesë e punës në zyrë dhe një pjesë nga shtëpia.

Zyrat do të krijojnë më shumë hapësira për zhvillimin e mbledhjeve dhe më pak hapësira individuale për punonjësit. “Punonjësit do të duhet të vijnë në zyrë për mbledhjet me ekipin e punës, ndërsa punën individuale do ta kryejnë nga shtëpia”, përfudnon studimi i KPMG-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>