Zyrtare — çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind

Zyrtare — çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind

Çmimi i ujit të pijshëm do të rritet me 40 për qind për familjarët dhe bizneset e Tiranës, duke filluar nga data 1 janar e vitit 2018. Ky vendimi u miratua më 7 nëntor 2017 nga Enti Rregullator i Furnizimit me Ujë (ERRU).

Sipas tarifave të reja, çmimi i ujit të pijshëm do të ndryshojë nga 45 në 65 lekë për metër kub për familjarët, ndërsa për bizneset do të rritet nga 135 në 190 lekë për metër kub.

Bashkia Tiranë e paraqiti, në verën e këtij viti, rritjen e çmimit të ujit si një plan investimi të saj dhe çdo lloj kriticizmi mbi mënyrën se si u justifikua rritja e çmimit, u refuzua.

Por, përmes një votimi të paligjshëm dhe mes protestash nga ana e qytetarëve, Këshilli Bashkiak e miratoi rritjen e çmimit të ujit më 27 korrik 2017.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>