Qeveria greke ka dëbuar fshehurazi më shumë se 1,000 refugjatë nga kufijtë e Europës në muajt e fundit, duke i çuar deri në kufi t ujrave territorialë të Greqisë dhe duke i braktisur në gomone shpesh të mbingarkuara me njerëz.
Që nga muaji mars, të paktën 1.072 azilkërkues janë ‘hedhur në det’ nga zyrtarët grekë në 31 dëbime të ndryshme, sipas një analize të The New York Times.
Azilkërkuesti treguan për NYT se ishin trajtuar në mënyrë çnjerëzore.
Zyrtarë grekë me maska, në një nga 31 dëbimet e organizuara, morën 23 persona, mes tyre edhe dy foshnje, nga një qendër paraburgimi në Rhodes më 26 korrik dhe i braktisën ata në një gomone pa motor, derisa u shpëtuan nga Garda Bregdetare Turke.
Emigrantët shpesh janë detyruar nga zyrtarët grekë të lëvizin në varka jo të sigurta dhe shpesh janë lënë të pluskojnë në ujërat mes Turqisë dhe Greqisë në mëshirë të fatit.