Tre ditët e fundit janë bërë testimet e personelit të spitalit të Durrësit që ka qenë në kontakt me gruan 73-vjeçare që ndërroi jetë për shkak të koronavirusit. Gruaja u trajtua fillimisht për sëmundje të tjera dhe u identifikua me vonesë.
Janë testuar dy ditët e fundit 89 persona që mund të kenë qenë në kontakt direkt ose indirekt me të, nga të cilët 50 mjekë dhe infermierë dhe pacientë.
Për 39 prej tyre kanë dalë rezultatet—vetëm një mjek ka rezultuar i infektuar, pa simptoma, i cili është vetëizoluar në gjendje të mirë shëndetësore.
Priten rezultatet e testimeve e 50 personave të tjerë.
Për të mësuar mbi numrin e të prekurve në Shqipëri klikoni këtu.