10 kg kokainë kapen në Portin e Durrësit në kontenierët e Alba Exotic Fruits

Nga Exit News
10 kg kokainë kapen në Portin e Durrësit në kontenierët e Alba Exotic Fruits

10 kilogramë kokainë u kap në portin e Durrësit të martën. Droga ishte e fshehur në një ngarkesë me banane të porositur nga kompania Alba Exotic Fruit.

Kjo është hera e katërt në një muaj që në kontenierënt e kompanisë kapet drogë. Në total nga 13 korriku i 2021 deri më sot policia ka gjetur 25 kilogramë kokainë të trafikuar me kontenierët e kësaj kompanie.

Administratori i kompanisë Bajron Gumeni, i cili është edhe pronar me 10% i kompanisë, u arrestua më 23 korrik pas gjetjes së ngarkesës së dytë.

Pronari i kompanisë, Eduart Dauti u shpall në kërkim. Nga arratia ai akuzoi autoritetet portuale të Pireut dhe Durrësit për përfshirje në trafikun e drogës.

Sa herë u kap drogë në kontenierët e kompanisë:

Më 13 korrik 2021, policia kapi 12 kg me kokainë. Konteineri ndodhej prej disa ditësh në Portin e Durrësit dhe po pritej personi që do të vinte ta tërhiqte.

Më 23 korrik 2021, 6.5 kilogramë kokainë u kapën në një kontejner të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në Portin e Durrësit. Droga u gjetë pasi kontrollit të 10 kontejnerë të kësaj kompanie.

Më 29 korrik 2021, 7.25 kg kokainë u gjet e fshehur po në një konteiner të kompanisë.

Kjo kompani trafikoi 137 kilogramë kokainë në shtator të 2019, por asnjëherë nuk u hetua nga policia.

Madje në konferencën për shtyp drejtori i policisë Ardi Veliau nuk e përmedni emrin e kompanisë , por vetëm emrat e personave të arrestaur.

137 kilogramë kokainë e kapur në 2019:

Në një operacion të koordinuar mes policise greke, asaj shqiptare dhe DEA-s amerikane, në shtator të 2019 u kapën në konteinerët e saj në Portin e Durrësit 137 kg kokainë.

Për këtë ngarkesë policia arrestoi dy persona, Altin Myslimhaka e Ardian Bega, dhe shpalli në kërkim Gentian Malindin.

Lënda narkotike u kap brenda 4 konteinerëve me banane që erdhën në portin e Durrësit nga Porti i Pireut, dhe fillimisht ishin nisur nga Ekuadori.

Policia greke, e cila e ka nisur këtë operacion që më 2 gusht, ka pikasur kokainën në konteinerë, por nuk e kanë sekuestruar atë për të gjetur destinacionin dhe pritësit finalë të drogës.

Policia greke zëvendësoi pjesën më të madhe të kokainës me oriz për të mos rënë në sy tek trafikantët, pajisi konteinerët me gjurmues GPS dhe lajmëroi policinë shqiptare.

Policia shqiptare nuk tregoi asnjëherë emrin e kompanisë porositëse të kontenierëve. Ajo nuk nisi hetimin ndaj saj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>