11 aksidente rrugor, 7 të lënduar dhe 2 viktima u shënuan këtë javë në vend.
Vetëm sot, 15 maj: Një fëmi 14 vjeç u përplas në Ksamil. Femija u dërgua me helicopter në Tiranë. si dhe një 62 vjecar humbi jetën pas përplasjes nga një kamion.
Të hënën, më 10 maj:
Një person u plagos nga aksidenti i ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”.
Një 50 vjeçar u plagos pasi një automjet tip “Benz” godit traktorin, në fshatit Vashtëmi në Maliq.
Të martën, më 11 maj:
Një 45-vjeçar, F.A humbi jetën pas aksidentit në Yzberisht me dy makina. Mjetet e përfshira në aksident ishin mjeti tip “Toyota” me drejtuese 38-vjeçaren E. M., mjeti tip “Opel” me drejtues 40-vjeçarin L. P., dhe një motor me drejtues F. A.
Të mërkurën, më 12 maj:
Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit, katër makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Në rrugën Bulqizë-Pishat, një automjet tip Benz doli nga rruga, dhe u plagos rëndë drejtuesi i automjetit.
Në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë Golemit, 4 makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Një fëmijë i mitur, 4 vjeç, u plagos nga një automjet në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Të enjten, 13 maj:
Dy makina u përplasën në Vlorë, ku fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Të premten, më 14 maj:
Në rrugën “Jordan Misja”, kamioni ka aksidentuar një person 62 vjeçar, me që po lëvizte me biçikletë.
Një i mitur 8-vjeçar u përplas tek rrethrrotullimi i “Komunës Parisit”, ku mjeti me drejtuese shtetasen S. P., 36 vjeçe.