15 të infektuar të rinj në 24 orë, shkon në 212 numri i të prekurve

Nga Exit News
15 të infektuar të rinj në 24 orë, shkon në 212 numri i të prekurve

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u diagnostikuan 15 persona të tjerë me koronavirus, ndërsa 7 pacientë u shëruan, prej të cilëve dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 212 persona. Prej tyre, 10 kanë humbur jetën, 76 janë të shtruar në spital, 6 prej tyre në terapi intensive dhe 4 në frymëmarrje të drejtuar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1436 persona.

Harta e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, 29 mars 2020.

Në informimin e përditshëm, të shtunën paradite, zëvendësministrja Rakacolli njoftoi se harta e personave të prekurve është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Mirditë me një person të prekur:

— Në Tiranë: 121 persona; 5 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;

— Në Durrës: 12 persona, përfshirë 1 të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  22 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;

— Në Lushnje: 4 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona, 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 12 persona;

— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Shkodër: 5 person;

— Në Lezhë: 5 person;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person.

— Në Krujë: 5 person.

— Në Tropojë: 3 persona

— Në Pukë: 3 persona

— Në Mirditë: 1 person.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>