
Një tjetër person u diagnostikua me koronavirus pasditen e sotme në Kosovë duke e çuar bilancin në 17 të infektuar në 5 ditë, që kur u konstatua rasti i parë.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ne Kosovë, Naser Ramadani, deklaroi se i infektuari ishte i afërm me rastin e diagnostikuar më parë në Dumnicë të Podujevës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia u shpreh se deri më sot Kosova ka analizuar 271 persona dhe se nga 17 të infektuarit, 2 prej tyre kanë dale nga spitali dhe po mbahen të mbyllur në shtëpia.
Të infektuarit nga koronavirusi janë nga komunat e: Vitisë (7), Malishevës (4), Podujevës (2), Prishtinës (1), Prizrenit (1), Klinës (1) dhe Obliqit (1).