Kryeministri Rama ka folur gjatë seancës së sotme në Kuvend, ku ndër të tjera shprehu shpoti, ndonjëherë deri në ofendime, ndaj deputetëve kundërshtarë të ligjit të importit të mbetjeve.
Drejtuar deputetëve të PD-së:
- Ju kur shikoni ndonjë rast, turreni si mizat. I keni parë mizat kur turren tek diçka që pëlqejnë? Ashtu do ngeci dhe ju, ashtu do lloçni!
- Ju nuk i dini këto gjëra sepse jeni viktima të pafajshme të mungesës së kapacitetit tuaj për të mësuar.
- Unë nuk mund t’ua shpjegoj juve sa herë që hapni gojën, se ju jeni të pasqarueshëm, jeni të pariciklueshëm.
- [Sali Berisha] ju ka neutralizuar qe të mësoni vetëm ato që thotë Saliu. Po bëni të njëjtin gabim që e bëni qysh se Saliu ju ka drejtorin e SHQUP-it për kryetar partia: ngrini kauza mbi asgjë, mbi shpifje.
- Tek kjo çështje do të humbisni siç humbët në Dibër, siç humbët e vazhdoni të humbni me kanabisin, siç keni humbur duke shkuar nga humbja në humbje.
- Kam një njësi matëse për të kuptuar se si janë punët: ju dëgjoj ju dhe mendoj të kundërtën, e më del e vërtetë.
Drejtuar deputetes Mimoza Hafizi:
- Ti pyet a ka njeri që e kupton këtë. Po ti nuk je njeri atëherë! Këtë e kuptojnë njerëzit, por ajo nuk është njeri! Qe të ndihesh si gjithë njerëzit më dëgjo!
Drejtuar deputetit Sali Berisha:
- Sali po të prisja ty që të vija te plehrat, se pa të pasur ty përpara nuk flas dot për plehrat. Ti je kompetenti për punë plehrash.
Drejtuar deputetit Edi Paloka:
- Ti mos fol, [çështja e plehrave] është pjesë e kulturës së përbashkët mes meje dhe Saliut. Mes meje dhe kulturës tënde qëndron gjithmonë një pikë bastesh.