
Guardia di Finanza sekuestroi mëngjesin e sotëm një gomone me 277 kilogramë kanabis në brigjet e Leçes. Katër shtetas shqiptarë, tre prej të cilëve rezident në Itali, u arrestuan.
Gomonia mendohet të jetë nisur nga Vlora.
Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve të fundit që policia italiane sekuestron gomone me lëndë narkotike të ardhur nga Shqipëria.
Dje po në Leçe, u kapën 735 kilogramë marijuanë dhe u arrestua dy skafistë shqiptarë.
Sipas njoftimit të Guardia di Finanza-s, gjatë vitit 2016, më shumë se 6 tonelata marijuanë me prejardhje Shqipërinë janë sekuestruar në brigjet italiane.