Në dy ditët e fundit, Guardia di Finanza ka sekuestruar në brigjet e Leçes 1022 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar 6 shqiptarë.
Sot, policia kufitare greke gjeti në kufirin me Shqipërinë një makinë të mbushur me thasë me marijuanë. Dyshohet se trafikantët kishin ngarkuar drogën në makinë dhe po planifikonin ta kalonin atë në shtetit grek. Policia është vënë në kërkim të trafikantëve.
Po sot në Athinë, policia greke ka kapur 230 kilogramë marijuanë dhe ka arrestuar disa shtetas shqiptarë e grekë. Droga kishte ardhur nga Shqipëria dhe do të shitej në tregun grek.
Ndërkohë në Tiranë, ministri Tahiri, kryemininistri Rama dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një aktivitet të quajtur “Policia e Gjeneratës Tjetër”.
Zoti Tahiri lajmëroi se nga janari i vitit 2017 paga e policëve do të rritet me 17 për qind. Ndërsa Kryeministri Rama akuzoi opozitën duke e quajtur “një energji negative që cënon moralin dhe pasionin e çdo punonjësi policie.”