Ministri Tahiri: Kanabisi kultivohet për të luftuar varfërinë

Ministri Tahiri: Kanabisi kultivohet për të luftuar varfërinë

Duket se ministri Tahiri e konsideron kultivimin e kanabisit një mënyrë për të luftuar varfërinë e papunësinë.

Zoti Tahiri deklaroi dje, në një konferencë për shtyp, se “një njeri që merr përsipër të kultivojë 10 rrënjë kanabis është një luftëtar i varfërisë.”

Pak ditë më parë, në studion e emisionit Top Story, ministri Tahiri deklaroi:

“Unë nuk e quaj dot qytetarin e varfër të zonave më të thella të Shqipërisë as trafikant, as kolumbian siç bën opozita, pasi për shkak të varfërisë ai shkon në ngasje për të mbjellë kanabis. Për mua janë qytetarë shqiptarë me 1001 halle mbi supe, që 20 vjet nuk ja ka zgjidhur as politika dhe as pushteti.

Problemi real është varfëria, papunësia, padrejtësia dhe pabarazia. Këto janë problemet në themel që ne duhet të adresojmë dhe pastaj paralelisht edhe kanabisin.”

Vetëm në ditët e fundit, disa media ndërkombëtare, ambasadori britanik Norman dhe ministri i Drejtësisë Manjani kanë pohuar se kultivimi i kanabisit në vend është rritur dhe po bëhet një problem serioz.

 

Artikuj të lidhur:

Gazetarët e RAI-it sjellin dëshmi të korrupsionit të policisë për të lejuar kanabisin

Kryeprokurori antimafia i Leçes akuzon qeverinë shqiptare për drogën

Reportazhi i AFP-së për kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>