
391 kilogramë kanabis sativa dhe mbi 400 fara të bimës janë sekuestruar sot në disa operacione të policisë.
- 343 kilogramë kanabis dhe 425 fara të bimës janë kapur në fshatin Ninësh të Mallakastrës.
- 37 kilogramë kanabis janë kapur në shtëpinë e një çifti në Shkodër.
- 11 kilogramë kanabis janë kapur pranë Kurbinit. Të arrestuarit dyshohen se janë dhe pronarët e 15 thasëve mbushur me mbetje të bimëve të kanabisit që u gjetën një ditë më parë.
Po sot, policia italiane sekuestroi 19 kilogramë kokainë, e cila vinte nga Brazili dhe kishte destinacion Shqipërinë.
Vetëm në javën e fundit, policia shqiptare, greke dhe italiane ka sekuestruar më shumë se 5 ton kanabis e qindra rrënjë të bimës narkotike.