Kapen rreth 400 kilogramë kanabis

Kapen rreth 400 kilogramë kanabis

391 kilogramë kanabis sativa dhe mbi 400 fara të bimës janë sekuestruar sot në disa operacione të policisë.

  • 343 kilogramë kanabis dhe 425 fara të bimës janë kapur në fshatin Ninësh të Mallakastrës.
  • 37 kilogramë kanabis janë kapur në shtëpinë e një çifti në Shkodër.
  • 11 kilogramë kanabis janë kapur pranë Kurbinit. Të arrestuarit dyshohen se janë dhe pronarët e 15 thasëve mbushur me mbetje të bimëve të kanabisit që u gjetën një ditë më parë.

Po sot, policia italiane sekuestroi 19 kilogramë kokainë, e cila vinte nga Brazili dhe kishte destinacion Shqipërinë.

Vetëm në  javën e fundit, policia shqiptare, greke dhe italiane ka sekuestruar më shumë se 5 ton kanabis e qindra rrënjë të bimës narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>