Gjatë një jave që 272 policë shqiptarë po patrullojnë bregdetin gjatë 24 orëve, policia italiane ka kapur mbi 1,3 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria.
25 tetor:
700 kilogramë kanabis u kapën në brigjet e Barit. Marijuana ishte ngarkuar në një gomone nisur nga Shqipëria. Sipas raportit të policisë italiane, gomonia u zbulua gjatë natës nga helikopterët e rojeve bregdetare italiane.
22 tetor:
650 kilogramë kanabis u kapën në brigjet e Brindizit. Lënda narkotike sapo ishte shkarkuar nga gomonia dhe ishte vendosur në një vilë pranë detit.
Në Shqipëri, që prej 19 tetorit, 272 forca policore të FSHN-së, DELTA-s dhe Policisë Kufitare patrullojnë gjatë 24 orëve vijën bregetare dhe kufijtë tokësorë. Policia e Shtetit, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar një video ku tregohen momente nga patrullimi i FSHN-së gjatë natës në kepin e Rodonit.
Kjo është një prej masava që ministri Tahiri ka ndërmarrë për parandalimin dhe luftimin e trafikut të drogës.