Policia shqiptare patrullon bregdetin, policia italiane kap 1,3 ton kanabis

Policia shqiptare patrullon bregdetin, policia italiane kap 1,3 ton kanabis

Gjatë një jave që 272 policë shqiptarë po patrullojnë bregdetin gjatë 24 orëve, policia italiane ka kapur mbi 1,3 ton kanabis të ardhur nga Shqipëria.

25 tetor:

700 kilogramë kanabis u kapën në brigjet e Barit. Marijuana ishte ngarkuar në një gomone nisur nga Shqipëria. Sipas raportit të policisë italiane, gomonia u zbulua gjatë natës nga helikopterët e rojeve bregdetare italiane.

22 tetor:

650 kilogramë kanabis u kapën në brigjet e Brindizit. Lënda narkotike sapo ishte shkarkuar nga gomonia dhe ishte vendosur në një vilë pranë detit.

Në Shqipëri, që prej 19 tetorit, 272 forca policore të FSHN-së, DELTA-s dhe Policisë Kufitare patrullojnë gjatë 24 orëve vijën bregetare dhe kufijtë tokësorë. Policia e Shtetit, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar një video ku tregohen momente nga patrullimi i FSHN-së gjatë natës në kepin e Rodonit.

Kjo është një prej masava që ministri Tahiri ka ndërmarrë për parandalimin dhe luftimin e trafikut të drogës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>