Policia pengon studentët të protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Policia pengon studentët të protestojnë para Ministrisë së Arsimit

Studentë e aktivistë të Lëvizjes për Universitetin protestuan sot kundër ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e ministres pas dështimit të reformës së arsimit të lartë.

Me pankarta në duar ku shkruhej “Nikolla dorëhiqu”, “Jeni ministre katastrofë”, “Me salcë e vezë studenti do ju presë” e me thirrje për dorëheqjen e Lindita Nikollës, studentët nuk u lejuan të protestonin përpara ministrisë.

Protestuesit u ndaluan nga policia me argumentin se nuk janë pajisur me leje nga policia për të protestuar përpara ministrisë.

Ky fakt u kundërshtua nga protestuesit, të cilët thanë se janë pajisur me leje nga Policia e Tiranës.

Leja nga Policia Tiranë - Burimi: Organizata Politike
Leja nga Policia Tiranë – Burimi: Organizata Politike

Gjithsesi, ky incident nuk e ndaloi protestën. “Armiqtë tanë nuk janë policët, por ata në godinat e qeverisë që japin urdhërat,” deklaroi një prej protestuesve.

Lëvizja për Universitetin e ka kundërshtuar ligjit e arsimit të lartë që përpara se ai të miratohej. Një aktiviste e Lëvizjes, Mirela Ruko hodhi salcë mbi ministren Nikolla pak ditë më parë, në shenjë proteste.

Protesta e studentëve dhe aktivistëve - Foto © Exit
Protesta e studentëve dhe aktivistëve – Foto © Exit

 

Lajme te ngjashme