
Duket se pandemia e koronavirusit nuk i ka ndalur qytetarët izraelitë të protestojnë ndaj qeverisë.
Më shumë se 20 mijë izraelitë protestuan në sheshin e Tel Avivit kundër qeverisë së Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Duke qëndruar gati 2 metër larg njëri tjetrit, ata kudërshtuan masat e marra nga qeveria izraelite për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia përcaktoi vendet ku mund të qendronin protestuesit si dhe i kërkoi organizatorëve të pajisnin qytetarët me maska dhe doreza.

Protestat në Izrael kanë nisur që në mars, pasi qeveria ndërmori disa masa të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, deri në gjurmimin e qytetarëve përmes telefonit.
Izraeli rregjistron rreth 13,654 të infektuar me COVID-19, ndër të cilët 173 kanë humbur jetën.