2 të burgosur të tjerë me Covid-19, shkon në 21 totali

Nga Exit News
2 të burgosur të tjerë me Covid-19, shkon në 21 totali

Dy të burgosur të tjerë në burgun 313 infektuar me Covid-19 janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në këtë burg në 21.

Burime për Exit News raportojnë se të infektuarit janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe shumica e tyre janë asimptomatikë.

Ata janë vendosur në spitalin për të burgosurit pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza, që tashmë është kthyer në spital Covid.

Ata janë vendosur në dhoma të veçanta dhe janë në vëzhgimin e mjekëve.

Të infektuarit në burgun 313 janë zbuluar sipas kësaj shpërndarje ditore:

  • 1 italian që dyshohet se është i infektuari i pare, i identifikuar më 21 prill;
  • 13 të burgosur të identifikuar me Covid-19 më 24 prill;
  • 4  të burgosur të identifikuar me Covid-19 më 25 prill;
  • 1 i burgosur i identifikuar me Covid-19 më 26 prill;
  • 2 të burgosur të identifikuar me Covid-19 më 27 prill.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, Drejtoria e Burgjeve ka ndaluar vizitat nga familjarët për të gjithë të burgosurit, përfshirë dhe ato të hospitalizuar.

Megjithëse I infektuari i parë i identifikuar ishte një i burgosur Italian, Instituti i Shëndetit Publik ka ende dyshime se ai nuk është personi që ka future virusin në burgun 313.

Italiani nuk ka pasur asnjë takim me persona nga jashtë që prej datës 4 mars. Më pas, më 11 mars, Drejtoria e Burgjeve ndaloi takimet me familjarët për të gjithë të burgosurit.

Ka dyshime të forta se virusi është transmetuar tek të burgosurit nga punonjësit.

Kujtojmë se dhe një polic në burgun 313 është infektuar. Më pas ai ia ka kaluar virusin dhe prindërve të tij, pasi shkoi t’i vizitonte në Mirditë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>