Rama fajëson të gjithë përveç vetes

Rama fajëson të gjithë përveç vetes

Sot në një aktivitet me veteranët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare për Ditën e Çlirimit, Kryeministri Edi Rama fajësoi opozitën për ndalimin e hapjes së negociatave.

Kryeministri u shpreh se të gjithë deputetët dhe media ndërkombëtare po luajnë lojën e opozitës.

E kam të pamundur të bëj sikur nuk shoh atë që po bën PD për ta rrënuar imazhin e Shqipërisë para partnerëve ndërkombëtarë duke u përpjekur ta bllokojë rrugën e negociatave duke mos lënë shpifje pa amplifikuar, duke e paraqitur Shqipërinë si Kolumbi dhe shumica parlamentare shqiptare është strofull kriminelësh dhe ku të gjithë duan të arratisen.

Për  takimin me Kancelaren Merkel, Kryeministri Rama tha se ajo vlerësoi publikisht  progresin e këtyre viteve. Por, kryeministri anashkaloi pohimin e Merkelit se nuk është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mesa duket, Kryeministri Rama ka vendosur që të mos pranojë asnjë dështim të tijin, dhe të justifikojë cdo gjë me keqinformimin nga opozita dhe mediat online.

Para pak ditësh, në monologun e tij të javës, Kryeministri Rama sulmoi edhe disa deputetë evropianë që kanë kritikuar qeverinë e tij për drogën, krimin, korrupsionin dhe mungesën e përparimit në reformën në drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>