Deputeti Ben Blushi ka akuzuar Kryeminisitrin Rama si të lidhur me krimin dhe e ka quajtuar atë fajtorin kryesor për bllokimin e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Në seancën e sotme plenare, ku një grup deputetësh, mes tyre dhe Ben Blushi, kishin kërkuar një seancë pyetjesh ndaj kryeministrit Rama, Zoti Blushi deklaroi:
Sot nuk ka më asnjë alibi dhe asnjë pretendim se ka qenë Europa ajo që s’na ka pranuar.
Europa nuk paragjykon shqiptarët, por krimin, padrejtësinë, ekonominë dhe cilësinë e dobët të tregut të punës.
Edi Rama nuk ka aftësinë për qeverisur dhe është i papaftë për detyrën që ka. Edhe ju që e mbështesni jeni problemi i Shqipërisë.
Kjo është qeveria e Klement Balilit, Vangjush Dakëve dhe e shokut Elvis Rroshi.
Je pronari i Vangjush Dakos, Elvis Rroshit, Arben Ndokës e nuk do të falet kurrë se çfarë damke i vure Shqipërisë për tre vjet dhe kjo damkë nuk do të shqitet as kur të mos jesh më.
Kundërshtarët e integrimit janë në Shqipëri dhe ata janë politikanë, elitë politike dhe janë në këtë parlament.
Akuzave të deputetit Blushi, Zoti Rama i është përgjigjur duke e quajtur grupin e deputetëve “të painformuar për procesin e integrimit.”
S’kanë nga ta dinë, as Nardi, As Beni as Vangjeli që ka ndryshuar qasja ndaj procesit të integrimit duke imponuar këto kritere. Këta shkruajnë, por nuk lexojnë, këndojnë ata që shkruajnë vetë.
Zoti Rama hodhi poshtë dhe një herë tjetër, me arrogancë, faktin se që BE të hapë negociatat me Shqipërinë duhen përmbushur pesë kushte.
Kushti i BE-së ishte një, fillimi dhe zbatimi i ligjit të vetingut.