
Ministri Tahiri, në fjalim e tij në Asamblenë Kombëtarë të PS-së, foli për arritjet e policsë në te vitet e fundit dhe premtoi luftë më të egër ndaj krimit në vitin në vazhdim.
Deklaratat kryesore të Zotit Tahiri ishin:
- Përpjekja jonë për ta bërë vendin më të sigurtë nuk kalon nga muskujt, por nga mendja. Lufta kundër korrupsionit është puna jonë.
- Nuk ka një centimetër katror ku policia nuk shkel dhe nuk ka njeri të vetëm që konsiderohet i paprekshëm.
- Për vitin tjetër, me strategjinë për luftën kundër drogës, do të kemi rezultatet më të paimagjinuara në këtë luftë.
- Meqë Gjykata Kushtetuese i hapi rrugë zbatimit të vetigut na shtyn më tej në angazhimin tonë.
- Janë gati 23 për qind e trupës së policisë në procedim penal. Mjafton kjo shifër për të kuptuar se në çfarë niveli e gjetëm policinë.
- Byroja Kombëtare e Hetimit do të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë.
- Në këto tre vjet shlyem borxhin e trashëguar nga fatkeqësitë e së kaluarës dhe detyrimin nga përmbytjet që ndodhën, duke shpërblyer dëmet për 5 418 familje në vlerën 17,4 milionë dollarë.
- Kryeministri Rama dhe qeveria vendosën të dëmshpërblejnë në vlerë të plotë familjet e përmbytura. Kjo na bën qeveri solidare, sociale, që mbështet ata ndër ne që kanë më shumë nevojë.