Data 27 nëntor do të jetë zi kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë. Kështu u vendos nga Kryeministrat dhe Presidentët e dy vendeve për të nderuar – deri më tani, të paktën – 20 viktimat e tërmeteve që shoqëruan ditën e martë.
Një tërmet 6.3 ballë goditi vendin sot në orën 3:50 të mëngjesit. Lëkundjet ishin shkatërrimtare në Durrës dhe Thumanë pasi shembi disa ndërtesa.
Prej shembjeve humbën jetën të paktën 20 persona, dhjetëra të tjerë mbetën nën rrënoja ndërsa rreth 600 qytetarë iu drejtuan spitaleve për ndihma mjekësore. Mes viktimave, dy ishin nga Kosova. Vëllezërit Isa dhe Shemsedin Abazi humbën jetën si pasojë e shembjes së një hoteli në Durrës.
Deri pasditen e së martës autoritetet mundën të nxirrnin mbi 45 persona nga rrënojat.