
28 persona u arrestuan dhe 3 milionë euro pasuri e paligjshme u sekuestruan të premten në operacionin antidorgë të përbashkët me katër vende, Shqipëri, Mali i Zi, Spanjë e Itali.
Prokurori Vladimir Mara në konferëncën e përbashkë për shtyp tregoi se në një vit e gjysëm u sekuestruan 6 ton lëndë narkotike në Shqipëri dhe Itali dhe u arrestuan 80 persona të dyshuar.
4 grupe shqiptare që vepromin me krimin në Itali kryesisht trafikonin kanabis, heroinë kokainë dhe lëndë të tjera të përpunuara.
Mara u shpreh se arrestimet u kryen falë 4 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.