
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në botë i kaloi të shtunën 4 milionë vetë.
Për 2 javë infeksioni preku edhe 1 milionë njerëz të tjerë. Më 27 prill bilanci botëror numëronte 3 milionë të infektuar dhe 200 mijë të vdekur.
Pesë muaj pasi u konstatua në Ëuhan të Kinës, infeksioni i kthyer tashmë në pandemi, ka vrarë mbi 270 mijë persona. Rreth 1, 5 milionë persona janë riaftësuar – ose ndryshe 30 për qind e të infektuarve – ndërsa vdekshmëria ka shkuar në 6.8 për qind të rasteve.
Vdekshmëria varet nga sistemi shëndetësor, moshës mesatare të popullsisë dhe sëmundjeve shoqëruese.
Në rang botëror Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të lartë të të infektuarve dhe të vdekurve – mbi 1 milionë të infektuar dhe mbi 78 mijë viktima.
Pas SHBA-ve renditen Spanja me 280 mijë të infektuar, Italia me 218 mijë, dhe Britania me 215 mijë persona.
Dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve janë SHBA-të me 79 mijë dhe Britania me 31 mijë të vdekur.