Tre pjestarë të një familjeje në Berat humbën jetën mëngjesin e së enjtes, teksa pastronin pusin në oborrin e shtëpisë.
Viktimat janë babai, djali dhe nipi i tij, Gentian Hoxha, Neim Hoxha dhe Kamber Hoxha.
Gjatë pastrimit të pusit, ata kanë hasur në një xhep gazi i cili i ka asfiksuar. Ata mbetën të bllokuar në pus për më shumë se 30 minuta.
Dy prej tyre u nxorrën të vdekur nga pusi, ndërsa tjetri humbi jetën në spital.
Sipas njoftimit të policisë, i pari që ka hyrë në pus ka qenë babai 75-vjeçar, i cili ka hasur dhe xhepin e gazit. Thirrjeve të tij për ndihmë i janë përgjigjur djali dhe nipi i ti, por pasi kanë hyrë në pus, edhe ata kanë mbetur të bllokuar aty.