“Kërkesën për arrest e refuzojmë unanimisht, por jemi për hetimin e plotë, heqjen e autorizimit për dalje jashtë shtetit, detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore, kontroll personal dhe të banesës, ndalimin e qëndrimit në vende të caktuara.”
Ky është qëndrimi përfundimtar i Kryeministrit Rama për kërkesën e prokurorisë për autorizimin e kontrollit dhe arrestimit të Saimir Tahirit.
Kryeminsitri mbajti një fjalë të gjatë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS, ku u diskutua mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me akuzën e lejimit të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai tha se pranon hetimin e deputetit Saimiri Tahiri në gjendje të lirë.
Kryeministri sulmoi ashpër Prokurorinë duke e akuzuar se kërkon të rrëzojë qeverinë. Ai u shpreh se:
Ku u gjet ky zell i panjohur i një prokurorie të krimeve të rënda që nuk ka lëvizuar asnjë gisht që kur ka lindur? As për fakte e prova që dihen e shihen asiqare si shumë të dyshimta. Kurrë. Asnjëherë
Emër kaq i madh dhe bilanc memec. Në cilën epokë të gurit u gjet kurajoja për t’i prerë faturën e burgut deputetit me katër fletë bakalli që do të ofendonin çdo bakall… ku fatura mbaron me etj. dhe për llogari të kujt deshën t’ia shesin këtë faturë të arrestit me burg këta prokurorë? Kështu i luftojnë kriminelët, me etj.. e pastaj i zgjidhim rrugës a ishte ti apo ishte tjetër.
Ca jemi ne faturistët e arrestit për deputetë apo na dijnë ekspertë kontabël?
Apo ne na erdhi në shteg Saje qorri.. rrëzojmë qeverinë e krimit?
Në fund të fjalës sëtij kryeministri tha se Saimir Tahiri nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar të PS-së. Por ai nuk sqaroi nëse ai do të vazhdojë të jetë Kryetar i PS-së së Tiranës, Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen me Njerëzit apo anëtar i Kryesisë së Partisë.