
38 persona u arrestuan për trafik droge dhe pastrim parash nga policia italiane në bashkëpunim me policinë shqiptare, të Malit të Zi dhe Spanjës, nën koordinimin e Eurojust.
Personat janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, korrupsion, pastrim parash.
Sipas mediave italiane, priten ende vendime për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me vlerë miliona euro.
Ky hetim është vazhdimi I dy hetimeve të mëparshme Operacioni Shefi dhe Kulmi në vitin 201i dhe 2020.
Informacione të detajuara mbi operacionin do të jepen në një konferencë për shtyp në orën 10:30, me Prokurorin Kombëtar Italian dhe Antiterrorizëm, shefi i SPAK Arben Kraja, Filippo Spieza, anëtarë i Eurojust, Roberto Rossi, prokuror i Barit, Giuseppe Gatti prokuror i Antidrogës dhe drejtuesi i përgjithshëm i Policisë Italiane Maurizio Vallone dhe Drejtori i Përgjithshëm inPolicisë shqiptare Ardi Veliu.