40 000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në vend në mars

Nga Exit News
40 000 doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në vend në mars

Në muajin mars në vend do të mbërrijnë 40 mijë dozat e vaksinës Covid-19 të kompanisë Pfizer. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një deklaratë për median të enjten pas nisjes së procesit të vaksinimit në Vlorë.

Më 15 shkurt në vend mbërritën 7020 doza të vaksinë kundra koronavirusit të kompanisë Pfizer, duke e cuar numrin në total në 9165 doza të vaksinës Pfizer.

Vaksinimi në vend nisi me 11 janar, me 975 dozat e para, të cilat iu dhuruan Shqipërisë nga një shtet anonim. Më 1 shkurt, në vend mbërritën 1170 dozat e para nga 500 mijë dozat e dakordësuar mes qeverisë dhe Pfizerit.

Qeveria ka blerë 500 mijë doza nga Pfizer dhe do të marër dhuratë 360 mijë doza nga një vend mik, emri i të cilit mbahet sekret.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>