
Policia arrestoi sot 3 persona për kultivim kanabisi në Krujë. Personat e moshës, 26, 21 dhe 31 vjeç kishin mbjedhur bimë kanabisi në kopshtin e shtëpisë ose në afërsi të banesave të tyre.
Në aksion u angazhuan 50 policë dhe 2 dronë. Ky operacion është vazhdim i aksionit me dron, të nisur nga policia e Shtetit për identifikimin e parcelave të kanabisit.