Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nuk janë të përfshirë në hartimin, konsultimin ose përgatitjen e projektligjit ptë qeverisë Rama për legalizimin e kanabisit mjkësor.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Delegacioni sqaron se:
“Pas kërkesave të disa mediave, ne duam të sqarojmë se Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE nuk kanë qenë të përfshirë në përgatitjen, hartimin ose konsultimin e draft raporteve në lidhje me planet për kultivimin dhe legalizimin e kanabisit në Shqipëri për qëllime mjekësore”.
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria po bën gati draftligji për lejimin e kultivimit të kanabisit për arsye mjekësore në vend.
Gjatë një konference me ambasadorin e BE-së Soreca, Rama tha se qeveria po punon me këshilltarë të huaj dhe vendas që prej një viti dhe së shpejti do të bëhet publik.