Autoritetet italiane raportuan të hënën 97 viktima të tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin total në 463 të vdekur, 7 985 të infektuar dhe 724 të shëruar.
Sipas mediave lokale, nga të infektuarit 4 316 janë me simptoma, 733 janë të shtruar në spital ndërsa 2 936 janë në karantinë shtëpiake.
Më 7 mars qeveria italiane vendosi në shtetrrethim gjithë krahinën e Lombardisë dhe 14 komuna të tjera.
Që sot, me 9 172 raste në total, Italia është vendi i dytë me më shumë të infektuar me koronavirus pas Kinës e cila ka 80 735 raste të konstatura – 7 478 ka Korea e Jugut, 6 566 Irani, 1 204 Spanja dhe 1 191 Franca.
Sot autoritetet shqiptare konfirmuan gjithashtu 2 raste të para me koronavirus duke bërë që tashmë në Evropë vetëm Mali i Zi dhe Kosova të mbeten ende të paprekura.
Rajoni i Toskanës nga ku janë infektuar 2 shqiptarët e parë shënoi sot 208 të infektuar e 1 viktimë.
Kur kanë kaluar rreth 3 muaj nga rasti i parë i koronavirusit në Kinë, numri i përgjithshëm në rang botëror ka kaluar 113 mijë të prekurit, rreth 62 400 prej tyre janë shëruar ndërkohë që afërsisht 4 000 kanë vdekur.
Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:
– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)
– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)
– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)