Rregullat e reja për udhëtarët nga Shqipëria në Itali: kush karantinohet dhe kush jo

Nga Exit News
Rregullat e reja për udhëtarët nga Shqipëria në Itali: kush karantinohet dhe kush jo

Në Itali do të lejohen të hyjnë vetëm shqiptarët me leje qendrimi, ose ata me arsye pune, studimi, shëndetësore ose urgjencë mjekësore. Të gjithë këta persona do të duhet të karatinohen për 14 ditë dhe të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit, njofton Ambasada italiane në Shqipëri.

Sipas ambasadës, përjashtohet nga detyrimi i karantinës personat me leje qendrimi në një nga vendet e BE-së; ata që nuk kanë simptoma të virusit; që qendrojnë në Itali vetëm 120 orë (5 ditë) për arsye pune ose shëndetësore, dhe ata që kalojnë tranzit brenda 36 orëve.

Gjithashtu, karantinë nuk do të kryejë personeli shëndetësor, punonjësit e kompanive italiane, punonjësit ndërkufitar, punonjësit e ekuipazheve dhe të udhëtimit, si dhe diplomatët.

Ndërsa do të karantinohet ata që kanë kaluar tranzit, 14 ditë para hyrjes në Itali në Bullgari, Kosovë, Mal të Zi, Serbi,Rumani, Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnjë dhe Hercegovinë, Brazil, Kili, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama, Peru, Republikë Dominikane.

Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Italisë mbetet detyrim plotësimi i formularit vetëdeklarimi ku pranojnë se nuk kanë qenë të infektuar me Covid-19 apo në karantinë.
Pasi mbërrijnë në Itali, qytetarët që vijnë nga Shqipëria duhet të njoftojnë organet përkatëse shëndetësore të zonës ku janë rezidentë, për t’i njoftuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>