Italia nuk do të izolohet pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve deklaroi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza
“Ne nuk do të kemi izolim të vendit,” tha Speranza për gazetën e përditshme La Stampa të Dielën, duke theksuar se situata aktuale nuk mund të krahasohet me shkurtin dhe marsin, kur sëmundja po përhapej me shpejtësi dhe ishte e vështirë gjurmimi dhe izolimi i të infektuarve.
Speranza shtoi se Italia ka dyfishuar numrin e krevateve në njësitë e terapisë intensive, duke theksuar se sistemi shëndetësor italian është më i fuqishëm.
Italia, një nga vendet më të prekura në Evropë, me më shumë se 35,000 vdekje, raportoi 1 071 raste të reja me Covid-19 të shtunën, duke e bërë ditën me më shumë të infektuar që prej daljes nga izolimi.