Rama: Kërkesa e Greqisë për zgjerimin e detit, e drejtë

Nga Exit News
Rama: Kërkesa e Greqisë për zgjerimin e detit, e drejtë

Kryeministri Rama e ka quajtur ‘korrekte’ dhe të drejtë kërkesën e Greqisë për të zgjeruar ujrat territorialë të sajët, nga 6 në 12 milje.

një postim në Facebook, Rama sqaron se kërkesa e Greqisë nuk do të thotë se ajo që do të marrë ujrat shqiptare:

“Kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982.”

Rama sqaron se të njëjtën zgjerim ka bërë dhe Shqipëria në mars 1990 dhe kjo kërkësë nuk është kundërshtuar nga fqinjët. Ajo vazhdon të qëndrojë në fuqi ende.

Kryeministri i quajti deformime skandaloze tentativat për ta interpretuar deklaratën e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis si grabitje të ujrave shqiptarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>