Vuçiç: refuzoj të takoj Trump, nëse më kërkohet pavarësia e Kosovës

Nga Exit News
Vuçiç: refuzoj të takoj Trump, nëse më kërkohet pavarësia e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka thënë se nuk do të pranojë të takohet me presidentin amerikan Donald Trump nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë që Serbia të pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Këto deklarata Vuçiq i ka bërë teksa ka treguar se ka marrë agjendën zyrtare të takimit në Washington dhe se  në atë agjendë është “një pikë e papranueshme”, shkruan nedeljnik.rs, raporton Gazeta Express.

“Nëse do të më ofrohet një takim bilateral me presidentin e SHBA-së unë do të jem presidenti i parë i Serbisë që do të refuzojë”, ka thënë Vuçiç, teksa është pyetur nëse do t’i kërkohet njohja e Kosovës nga Amerika.

Megjithatë kreu i shtetit serb nuk ka pranuar që të jap më shumë detaje rreth “pikës së papranueshme”.

Tutje Vuçiq ka thënë se do të mbrojë interesin e Serbisë pavarësisht se në çfarë presioni do të gjendet.

Publikuar nga Gazeta Express.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>