Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Rama se me korrupsionin e kudondodhur dhe PPP-të pa konkurrencë ‘ka çuar ekonominë shqiptare buzë greminës së falimentit’.
Në një postim në Facebook, Basha citoi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në vend dhe theksoi se me qeverinë Rama, investimet e huaja kanë rënë ndjeshëm:
“Në 7 vite, në Shqipëri ka mbizotëruar klima e largimit të investitorëve strategjikë dhe seriozë.
Në vend të tyre lulëzuan kompanitë offshore, PPP-të dhe koncensionet, që veç korrupsionit në çdo hallkë, nuk ofruan asnjë shërbim cilësor apo përmirësim të jetës së qytetarëve.”
Basha premtoi se qeveria e tij do t’i kthej shqiptarëve mundësinë e tregut të lirë dhe frymëmarrjen konkurrencës së ndershme në çdo sektor të ekonomisë:
“Lufta kundër korrupsionit, anullimi i PPP-ve korruptive, ulja e taksave dhe taksa e sheshtë 9% do ta bëjnë Shqipërinë vendin e investimeve të mëdha dhe serioze.”
Për të lexuar përfundimet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për klimën e biznesit në vend klikoni këtu.