Policia ka arrestuar 9 persona gjatë 24 orëve për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë për 10 persona ka nisur hetim dhe 5 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në Fier është arrestuar personi me iniciale S. B., pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde narkotike. Ka nisur hetim ndaj XH. G., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Në Durrës është arrestuar personi me iniciale E. M., pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi, iu gjet një shkop metalik. Ka nisur hetim për personin K. L., pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.
Në Berat është arrestuar personi me iniciale D. T., pasi iu gjetën disa doza me kokainë dhe cannabis sativa. Janë arrestuar dhe personat A. H. dhe K. H., pasi gjatë kontrollit u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi. Është ndaluar personi me iniciale L. V., i shpallur në kërkim për dhunë në familje.
Në Vlorë është arrestuar personi me iniciale A. N., 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet iu gjet një armë dhe 22 fishekë. Ka nisur hetimi për personin me iniciale S. N., pasi gjatë kontrollit personal iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.
Në Korçë është arrestuar personi me iniciale K. Sh., pasi iu gjet një sasi cannabis sativa. Ka nisur hetimi dhe për 5 persona, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Në Lezhë u arrestua personi me iniciale P. B., pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi lekësh të dyshuara të përftuara në mënyrë të paligjshme. Ka nisur hetimi ndaj personit H. D., pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje. Janë ndaluar personat A. G., Gj. G dhe N. G., të shpallur në kërkim për veprën penale “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.