Presidenti Ilir Meta ka shpallur sot (24 shtator) për të dytën herë thirrjen për zëvendësimin e gjyqatrit Besnik Imeraj, në Gjykatën e Kushtetuese.
Në thirrjen e parë, 7 shkurt 2018, KED nuk u kualifikoi asnjë kandidat.
Dje, (23 shtator) edhe Kuvendi hapi procedurën për zëvendësimin e ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo.
Në faqen zyrtare, Kuvendi bëri publik kriteret për të aplikuar si dhe dokumentacionin e kërkuar. Kandidatët kanë kohë deri me 13 tetor të aplikojnë.
Kjo shpallje erdhi pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk arriti të kualifikonte të paktën 3 kandidatë, aq sa e kërkon ligji, por vetëm 1.
Rihapja e garës nga fillimi shtyn me disa muaj të tjerë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 4 nga 9 anëtarë dhe nuk ka kuorumin e duhur për të marrë vendime.
Pavarësisht premtimeve ministres së drejtësisë, Gjykata Kushtetuese nuk do të formohet brenda këtij viti.