Kryetari i PD-së Lulzim Basha ju “lut” Kryeministrit Rama të zbatojë “sa më shpejt” planin me 5 pika të PD-së, “jo për qejfin tim dhe inatin e Edi Ramës, por për njerëzit”.
“E lus edhe sot nga Elbasani, të marri planin, që kemi bërë pasi kemi analizuar sitatrën. Plani nuk ka të bëjë më konkurencën politike por me atë çfarë do bëj me ata njerëz. Planin e kemi bërë që ta zbatojë qeveria, dhe plani është tërësisht i zbatueshëm”, tha ai në një deklaratë për median, të premten, nga qyteti i Elbasanit.
“Qytetarët e Elbasanit nuk kanë lekë të blejnë bukë”, tha Basha duke kritikuar qeverinë se nuk “dha një paketë të tretë të ndihmës ekonomike. 100 mijë persona kanë dalë pa punë. Bënë batuta pa kripë, por ato nuk të japin bukë”.
Ndërsa për rritjen e krimit në Elbasan, Basha u shpreh se:
“Krimi në Elbasan është rënduar sepse krimi bashkëpunon me pushtetin. Zgjidhja për krimin është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin. Kjo do jetë një nga arritjet e mia të para për qytetin e Elbasanit”.
Basha nuk pranoi të flasë për kodin zgjedhor, por tha se sot do të flasë vetëm për banorët e Elbasanit.
Planin me 5 pika të PD-së mund ta lexoni këtu.