Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një punonjës policie të Komisariatit të Policisë Durrës dhe një person tjetër, të cilët transportonin bimë narkotike me furgon.
Personat e arrestuar ishin A. K., 23 vjeç, punonjës policie, dhe K. H., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi u krye bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative. Policia sekuestroi mjetin e transportit, bimët narkotike, armën e shërbimit të punonjësit të Policisë dhe 3 aparate celular.
Po vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të perfshirë.