Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë luftën pavarësisht thirrjeve të Amerikës, Rusisë dhe Francës për armëpushim.
Ministri i jashtëm azer do të takohet me të dërguarit e posaçeëm të ShBA-ve, Francës dhe Rusisë në Gjenevë, të enjten. Ndërsa ministri i jashtëm azerbaxhanas do të takohet me zyrtarët e tre vendeve në Moskë, të hënën.
Bisedimet u arritën pas përpjekjeve të vazhdueshme të tre vendeve për armëpushim, dhe shqetësimit për sigurinë e tubave të furnizimit me gaz nga Azerbajxhani për në Evropë.
Uashingtoni, Parisi dhe Moska janë bashkëdrejtues të grupit Minsk, të OSBE-së që ndërmjetëson bisedimet në Bjellorusi.