Problemi më i madh i shqiptarëve, sipas Kryeministrit Edi Rama është Ilir Meta dhe LSI.
“Ky është problemi i madh që duhet të zgjidhet në zgjedhjet e ardhshme dhe besoj se do të zgjidhet”, tha Rama për gazetarët pas fjalës në Asamblenë e PS-së, të premten, duke lënë të kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme objektivi është shuarja e LSI-së.
Pyetjes se pse nuk i publikon videot e Presidentit duke u takuar me një person të OFL-së, Rama ju përgjigjë se “nuk merrem me video dhe gomarllëqe të këtij niveli. Iliri është bërë kopja e vetme, që ka lënë pas origjinalin”.