Kreu i opozitës Lulzim Basha akuzoi qeverinë se po çon në kolaps sistemin shëndetësor për shkak të keqmenaxhimit që prej fillimit të pandemisë.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan se ‘zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.’
Në një video postuar në Facebook, Basha akuzoi qeverinë se teksa shqiptarët luftojnë për jetën, prioritet i Ramës nuk është shëndeti i tyre, por tenderët sekretë dhe koncesionet korruptive.
Për këtë arsye, sipas Bashës, sot jemi vendi me numrin më të ulët të mjekëve në Europë sipas OBSH-së; vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë sipas FMN-së; vendi me numrin më të ulët të testimeve për COVID-19 në Europë.