Vasili i drejtohet Ramës: Qep gojën e lëri profesionistët të punojnë

Nga Exit News
Vasili i drejtohet Ramës: Qep gojën e lëri profesionistët të punojnë

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të “qep gojën” për pandeminë.

“Boll broçkollite, boll ngatërrove dynjanë me pandeminë. Boll hutove dhe vure në presion edhe ata specialistë që kanë mbetur dhe po punojnë, që për shkak të presionit tënd janë të detyruar të thonë atë që do ti. Lëri profesionistë të punojnë. Pusho! Pusho kryeministër, lëri dënglat! Nuk mban pandemia dënglat. Një dëngël e jotja është një jetë njeriu e humbur. Një dëngël e jotja janë mijëra të tjerë të infektuar”, tha në konferencën e përditshme për shtyp Vasili.

Ai i kërkoi Kryeministrit të rimbursojë pacientët që po trajtohen në banesa dhe të aktivizojë mjekët e familjes:

“Qindra dhe qindra të sëmurë në banesa, kush i rimburson, kush paguan për shpenzimet e tyre, që shkojnë qindra, mijëra lek, që po zhyten në borxhe”.

Vasili i bëri thirrje kryeministrit të mos japë më para për inceneratorët por të japë “para qendrave shëndetësore pa mjete mbrojtëse, pa asnjë drejtim”.

“Mos e ço drejt katastrofës pandeminë, sepse përgjegjësitë penale tuajat janë shumë të rënda dhe ke përgjegjësi për të gjitha ato që ke bërë deri më sot”, tha Vasili.

Vasilii bëri thirrje qytetarëve të solidarizohen më njëri-tjetrin “me personelin mjekësor e shëndetësor të përgjegjshëm dhe që punon”.

“Mos dëgjoni, abandononi, përbuzni fjalët e këtij sharlatani që ka hallin e karriges dhe jo të pandemisë”, përfundoi nënkryetari i LSI-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>