Lulzim Basha, kryetari i PD-së fajësoi kryeministrin Rama si përgjegjësin e vetëm të mungesës së testimeve, mungesës së parave për ilaçet dhe viktimave të Covid-19 në vend.
“Edhe sa njerëz duhet të vdesin për fajin e Ramës???”, iu përgjigj Basha pretendimeve të Ramës se ai nuk e ndalon dot valën e dytë të Covid-19, në një postim në Twitter.
Basha i bëri thirrje Ramës të lërë menjanë sulmet politike, dhe të mos paguaj miliona për inceneratorët e mbetjeve, por të “japë para për testimet, ilaçet dhe të pamundurit”.
“Gjendja po përkeqësohet. Për shkak të Ramës, njerëzit presin me ditë për tu testuar, nuk kanë lekë për ilaçet e dergjen të sëmurë në shtëpi. Shëndeti dhe pamundësitë ekonomike janë shqetësimi i çdo shqiptari sot”, shkroi Basha.