Kryeministri Rama u shpreh se komenti i Presidentit serb Aleksadër Vuçiç mbi mundësinë e konfliktit në Kosovë, njësoj si në Nagorno-Karabah, nëse nuk arrihet marrëveshaj e paqes, janë për konsum të brendshëm.
“Kosova shtet i pavarur sovran. Serbia e ka humbur luftën. Kosova ka bërë gafa në luftën diplomatike dhe ka humbur terren. Por asnjë spazëm që vjen nga Serbia, ska lidhje. Serbia e ka humbur Kosovën. Janë vetëm spazma dhe deklarat për konsum të brendshëm”, tha Rama në emisionin ‘Open’, i Eni Vailit, të enjten.
Sot, Presidenti Vuçiç në një takim me vendet e kuintit tha se shembulli mes Armenisë dhe Azerbajxhanit tregon se e njëta gjë mund të ndodhë edhe në Kosovë.
Këto deklarata u kundërshtuan nga qeveria e Kosovës, e cila i kërkoi BE-së të reagojë për këto deklarata.