PD akuza Ramës: Po përdor opozitën për t’iu shmangur llogaridhënies

Nga Exit News
PD akuza Ramës: Po përdor opozitën për t’iu shmangur llogaridhënies

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Rama se po përpiqet t’i shmanget llogaridhënies për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia, duke fajësuar opozitën.

Pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se pas sulmit me gurë në një qendër shëndetësore në Elbasan qëndron Basha, reagoi sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shkroi:

“Edhe një herë Rama vazhdon të luajë politikisht me jetën e shqiptarëve. Ai dërgoi Taulant Ballen për të krijuar një histori të re të rreme për të sulmuar Lulzim Bashën, sepse ende nuk ka një pergjigje për fshehjen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga pandemia.

Edi Rama vetëm po përpiqet të largojë vemendjen e qytetarëve nga vonesa e pajustifikuar në zbardhjen e së vërtetës.”

Bardhi i bëri thirrje prokurorisë që të hetojë sa më parë akuzat e PD-së se qeveria ka fshehur numrat e vërtetë të viktimave nga Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>