Kuvendi do të mblidhet të enjten për të miratuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Komisioni do të përbëhet nga 5 deputetë të shumicës socialiste dhe 4 të opozitës parlamentare.
Ky komision u ngrit një javë më parë në Kuvend, me kërkesë të shumicës socialiste.
Qëllimi i tij është të analizojë raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë, me të cilëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha, në aktivitetin e UÇK-së në Shqipëri.
Propozimi erdhi pas debatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi rolin që ka pasur Basha në hetimet për ‘Shtëpinë e Verdhë’, një shtëpi në very të Shqipërisë, ku sipas Dick Martit, ish-liderët e UÇK-së dyshohet se kanë bërë trafikim organesh.
Gjithashtu në rendin e ditës është marrëveshja mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite për ndërtimin e 2 mijë shtëpive.
Kryeministri Rama firmosi me 26 nëntor në Abu Dabi me princin e kurorës marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës.
Emiratet e Bashkuara u zotuan se do t’i japin vendit tonë 70 milionë euro për procesin e rindërtimit, në Konferencën e Donatorëve.