Të paktën 7 persona janë arrestuar dhe 16 të tjerë ndodhen nën hetim pas protestës së djeshme kundër vrasjes së Klodian Rashës.
Në një njoftim zyrtar, policia shkruan se të arrestuarit janë:
“G. Sh., A. Xh., Xh. S., A. D., A. L., E. Zh. dhe A. M”.
Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë.
Ata akuzohen për 4 vepra penale si “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Shkatërrim i pronës”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshëm”.
Prej tre ditësh qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër vrasjes së Klodian Rashës nga një polic.